Aleatet e Vitit per LGBTI dhe eventet e 17 Majit

parada_1

Dy organizatat kryesore qё mbrojnё tё drejtat e LGBTI nё Shqipёri “Aleanca Kundёr Diskriminimit” dhe “ProLGBT” njoftojnё emrat e 12 aleatёve tё vitit, tё cilёt kanё mbёshtetur lёvizjen pёr mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBTI, secila/secili sipas mundёsisё dhe fushёs apo ambientit ku punon e jeton.

“Aleanca LGBT” dhe “ProLGBT” shpallin si Aleatё tё Vitit personat dhe organizatat e mёposhtme:
– Sir Ian McKellen, aktor i njohur, fitues i Cmimit Golden Globe mes dhjetёra çmimeve tё tjera, protagonist nё filmin “The Lord of The Rings”. Sir McKellen mbёshteti hapjen e tё parit shelter rezidencial LGBTI nё Shqipёri gjatё vitit tё kaluar (kur ishte i pranishёm nё Dhomёn e Lordёve nё Londёr, ai u fotografua me njё pankartё ku inkurajonte tё rinjtё LGBTI shqiptarё).

– Z. Andi Bushati, gazetar dhe analist. Gjatё vitit tё kaluar ai ёshtё shprehur publikisht nё mbrojtje tё kauzёs sё LGBTI.

– Znj. Rudina Magjistari, pёr mbёshtetjen e saj tё vazhdueshme ndaj tё drejtave tё komunitetit LGBTI nё Shqipёri.

– Znj. Vasilika Hysi, njё prej zёrave mё aktivё nё Parlamentin e Shqipёrisё pёr mbrojtjen e tё drejtave tё LGBTI

– Znj. Clare Masson (USAID) Znj. Matty Thims (Assist Impact) dhe z. Michael Kane (Ambasada Britanike) pёr mbёshtetjen e pakufizuar ndaj komunitetit LGBTI nё Shqipёri dhe sidomos pёr mbёshtetjen ndaj shelterit “STREHA”

– Z. Blendi Salaj, pёr vemёndjen qё i ka kushtuar gjatё punёs sё tij nё media kauzёs LGBTI

– Znj. Sonila Meço, pёr mbёshtetjen e sinqertё.

– Z. Turjan Hyska, pёr hapёsirёn qё i ka krijuar kauzёs sё LGBTI nё televizionin ku punon (Vizion Plus)

– Znj. Alma Mile (Panorama) dhe znj. Klotilda Harka (Panorama Plus) pёr mbulimin e vazhdueshёm pozitiv tё historive tё LGBTI nё median ku punojnё

– Z. Gjergj Erebara për mbështetjen e vazhdueshme

– Znj. Eva Blushi, qё ndonёse jashtё vёmendjes sё publikut apo medias, ёshtё njё mike dhe aleate e sinqertё

– Iris Sojli, njё prej mbёshtetёseve tё para tё lёvizjes LGBTI nё Shqipёri

– Organizatёs dhe shelterit “Tё ndryshёm, tё barabartё” pёr mbёshtetjen profesionale qё i kanё dhёnё stafit tё “STREHA”
Cmimet do tё shpallen gjatё njё mbrёmjeje gala bamirёsie me rastin e 17 Majit, Ditёs Botёrore Kundёr Homofobisё dhe Transfobisё.

Nё kёtё mbrёmje gala tё gjithё tё ardhurat qё do tё mblidhen do tё shkojnё pёr mbёshtetjen e shelterit “STREHA” ku strehohen dhe ndihmohen tё rinjtё LGBTI qё janё nxjerrё nga shtёpia apo qё jetojnё pёrditё mes dhunёs familjare.

Gjithashtu nё mёngjesin e 17 Majit, do tё zhvillohet pёr herё tё katёrt Pedalimi Kundёr Homofobisё (Tirana Gay Ride) nё bulevardin “Dёshmorёt e Kombit”.

Per te lexuar per aletatet e viteve te kaluar dhe per Tirana Gay Ride shkoni ne: tiranagayride.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest