Conchita Wurst nuk ndjehet rehat kur e thërrasin ikona e gejve

Wurst, the bearded transgender winner of the Eurovision Song Contest, performs during a concert at the European Parliament in Brussels

Diva e Eurovisionit Conchita WURST ka thënë se nuk ndjen se e meriton titullin ‘ikona gej’.

Këngëtarja austriake me mjekër po fliste përpara performancës së saj në shfaqjen e 60-të vjetorit të Song Contest Eurovizion, pasi mori kurorën në Kopenhagen vitin e kaluar.

WURST – e cila ka performer si për Kombet e Bashkuara ashtu dhe për Parlamentin Europian për të promovuar përfshirjen e LGBT – tha: “Në të vërtetë  nuk jam shumë rehat, në se do të tregohesha plotësisht e sinqertë, sepse unë nuk e shoh veten si një ikonë.

“Është një nder që të të quajnë ashtu, padyshim, por unë mendoj se të jesh një ikonë ose një model, ju duhet të keni bërë disa përpjekje … dhe unë nuk përpiqem të jem vetvetja.

“Kështu që mendoj se do të vazhdoj të flas më shumë për bindjet e mia, dhe do të vazhdoj të luftoj për atë që mendoj se është e drejtë, dhe në qoftë se ka njerëz të cilët duan të më bashkohen, atëherë unë do t’i mirëpres shumë ngrohtësisht.”

Në atë event ajo doli në skenë së bashku me yllin izraelit Dana – gruaja e parë transgjinore që ka fituar Eurovizionin.

Çifti performoi një kover të hitit të ABBA-ve “Waterloo” të kapura dorë për dorë, si pjesë e një përzierjeje të këngëve  të Eurovizionit.

Emisioni i veçantë u xhirua në Hammersmith Apollo, dhe do të transmetohet në 25 vende të Evropës. Ajo do të transmetohet në BBC1 në orën 21:00 të premten.

Eurovision Song Contest i 60-të do të mbahet në Vjenë, më 23 maj.

Marrë nga: www.pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest