Një politikan gej Britanik e ka marrë HIV-in si një ‘akt vetëvrasje’

01_JLHIV_2291110a

Adrian Hyyrylainen-Trett, kandidat i Liberal Democrats, është kandidati i parë parlamentar që ka dalë hapur me HIV pozitiv dhe figura e parë politike që e bën këtë gjë në 10 vjet. Chris Smith, i Partisë së Punës, ishte i fundit në vitin 2005.

Ai shpreson të fitojë postin në Vauxhall, zona famëkeqe gej e Londrës jugore për popullaritetin e drogës dhe vdekjeve nga overdozat.

Hyyrylainen-Trett ka një përvojë në këtë fushë, duke qenë se ka luftuar depresionin, varësinë nga droga, overdozën dhe përpjekjet për vetëvrasje.

I keqtrajtuar rëndë në shkollë, ai shkoi në universitet në Kent dhe filloi punë në Londër në një kompani përkthimi në vitin 2001.

‘Mendova,” Unë nuk dua të jem vërtetë këtu.” Të gjitha mendimet vetëvrasëse që kam pasur si adoleshent janë kthyer,” tha ai, në një intervistë për Buzzfeed.

“Unë i kam marrë të tëra drogat nga A-ja tek ZH-ja dhe çdo gjë tjetër midis tyre. Duke bërë këtë gjë, me vetëdije po kërkoja mënyrat për të shpëtuar prej vetes, ishte kombinimi më i keq i mundshëm.”

Ai takonte burra online nëpërmjet dhomave të chat-it, dhe pati interes për skenën homoseksuale të mundjes. Në një moment, ai u takua me një djalë që i kërkoi të bënin një film pornografik me mundje së bashku.

“Ai tha se do të ishte gallatë. Unë i thashë po, “tha Hyyrylainen-Trett.

“Unë shpresoja ta kënaqja mjaftueshëm, që ai do të donte të ishte i dashuri im. Unë po kaloja nga një mashkull në tjetrin duke u përpjekur të gjeja dikë që të më donte.”

Mendimet rreth vetëvrasjes ktheheshin, dhe mendoja një tjetër mënyrë për ta bërë atë.

“Edhe pse e dija që njerëzit mbijetonin nga HIV-i, mendova” Ndoshta sikur të mund ta sëmurja veten, kjo do të ishte mënyra se si të shpëtoja nga vetja ime”, ‘tha ai. “Ishte faji im, unë po e kërkoja këtë gjë.”

‘Unë nuk doja me të vërtetë të merrja HIV, “shtoi ai,” Unë kërkoja asgjësimin tim.”

Hyyrylainen-Trett tha se ai u bë HIV pozitiv si pasojë e gjithë këtyre gjërave – bulizmi, shëndeti mendor i keq, vetëvlerësimi i ulët.

‘Të gjitha këto gjëra mund të ishin parandaluar. Megjithatë, të gjitha këto gjëra ndodhin ende dhe askush nuk flet për to. Unë ndihem se i detyrohem komunitetit që të flas për to.

“Ka mjaft njerëz në skenën e homoseksualëve të cilët janë të vetëdijshëm për problemet, por nuk është hapur asnjëherë një diskutim në çdo nivel – politik, qeveritar apo në një nivel komuniteti.”

Në një vend shumë më të mirë (dhe i sapo martuar), Hyyrylainen-Trett dëshiron të shohë masa parandaluese në edukimin seksual për komunitetin LGBTI dhe fëmijët heteroseksualë, të zbatuara në të gjitha shkollat.

“Ne kemi nevojë për shumë më tepër edukim në shkolla dhe vendet e punës rreth HIV-it, për të zvogëluar stigmën, por më shumë se vetëm kaq: ka patur fushata televizive në lidhje me këtë, por nuk ka pasur asnjë gjë vitet e fundit,” tha ai.

“Të rinjtë janë shpesh krejtësisht të pa ndërgjegjësuar për shkak të mungesës së edukimit.”

Dr. Rosemary Gillespie, Shefe Ekzekutive në Terrence Higgins Trust, është dakord.

‘Adriani ka marrë një vendim me të vërtetë të guximshëm që të flasë hapur për statusin e tij të HIV-it. Më shumë se 100,000 njerëz jetojnë me HIV në Britani të Madhe. Ata vijnë nga të gjitha sferat e jetës. Megjithatë, ne e dimë se shumë njerëz mund të mos ndjehen në gjendje të flasin hapur për përvojat e tyre, nga frika e gjykimit dhe diskriminimit. Çdokush i njohur nga publiku që flet hapur, do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes dhe është në një pozicion për të sfiduar stigmën dhe idetë e gabuara rreth HIV-it, “tha ajo.

“Ne jemi dakord me Adrianin që pika më e mirë fillestare për të adresuar këtë çështje është edukimi i detyrueshëm rreth seksit dhe marrëdhënieve në të gjithë sistemin e shkollave. Kur të rinjtë mbarojnë shkollën, duhet të ndjehen të sigurtë në vetvete, dhe të fuqizuar që të kenë marrëdhënie të shëndetshme, pa marrë parasysh seksualitetin e tyre. Politikanët e kanë fuqinë që kjo gjë të ndodhë. ”

Marrë nga: www.gaystarnews.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest