“Google” vjen me reklama sipas vendbanimit dhe shijeve të përdoruesit

google-headquarters-sign

Një nga bizneset më të mëdha të korporatës “Google” janë reklamat online. Ky sektor është mbështetur shumë nga një prej shërbimeve novatore të kompanisë, “Google’s Fiber” -shërbimi i televizionit me pagesë, duke e shtyrë Google të punojë për metoda të reja të zgjerimit të biznesit.

Ndaj, “Google” ka planifikuar të hedhë në treg reklama televizive të targetuara që do të ndryshojnë varësisht gjeografisë së shikuesit, llojit të programeve që transmetohet, ose historisë së programeve të preferuara të shikuesit.

Përdoruesit e shërbimeve televizive në Google mund të zgjedhin nga reklamat e targetuara çfarë të duan, duke përdorur pultin e TV. Por sapo e bëjnë këtë, kompania e Google regjistron të dhënat e tyre për qëllime reklamuese. Pra, zgjedhjet tuaja regjistrohen prej Google si informacion i personalizuar për klientin e vet, që e ndihmon kompaninë të prodhojë më pas reklama sipas “tekave” tuaja.

Google e shikon si një zhvillim që i shërben shikuesve, të cilëve prej dekadash u janë ofruar reklama në mënyrë vertikale, pa marrë parasysh aftësinë e tyre për ta perceptuar mesazhin. Pjesa më e madhe e reklamave të sotme televizive mund të targetohen deri diku nga tregu, por jo deri në nivelin e vendbanimit. Dhe këtu fillon revolucioni i madh i Google: Reklama sipas vendndodhjes gjeografike, sipas shijeve që ka një familje.

Operatorët kabllorë dhe satelitorë po konkurrojnë për të ofruar ato që i quajnë “reklama të personalizuara”. Kjo do të thotë që kandidatët politikë u drejtonin mesazhe elektorale vetëm atyre personave që kishin premisa për tu bindur ose mobilizuar kundrejt mesazhit të dërguar.

Kjo pra është e ardhmja e televizionit: Kanale që e dinë ekzaktësisht kush je, ku jeton, ku ble zakonisht, sa herë e çfarë kërkon në WEB, çfarë markash ble. E për rrjedhojë reklama që dinë se kujt i drejtohen: atyre që janë më të predispozuar për tu joshur nga përmbajtja.

/shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest