OKB sapo bllokoi një përpjekje që do ti hiqte përfitimet stafit të saj gej

BanBriefing

OKB-ja bllokoi sot një rezolutë të sponsorizuar nga Rusia, e cila do të hiqte përfitimet, të cilat do ti jepen së shpejti stafit të saj gej.

OKB-ja njoftoi korrikun e kaluar se ajo do të zgjerojë globalisht përfitimet e punonjësve edhe tek  punonjësit me martesa ose bashkime brenda të njëjtit seks, pavarësisht nëse njihen në nivel lokal.

Planet e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon për të ofruar përfitime për stafin e çifteve gej të martuar do të fillojnë tani, pasi rezoluta që do ta kishte bllokuar atë u hodh poshtë nga komisioni buxhetor.

Gjatë votimit që u zhvillua sot, 43 shtete e mbështetën mocionin, 80 shtete votuan kundër, dhe 37 shtete abstenuan.

Deri tani, përfitimet familjare për anëtarët e stafit të OKB-së, vareshin nga vendi i tyre i origjinës, por planet e reja do të lejojnë përfitime për çdo çift që është ligjërisht i martuar, edhe nëse ata vijnë nga një vend ose zonë ku martesa brenda të njëjtit seks nuk është ende e ligjshme.

Lëvizja, e cila është e vendosur që përfitues të jenë 44.000 persona staf të OKB-së në të gjithë globin, ndeshi kundërshtim njëmbëdhjetë orësh nga diplomatët rusë, të cilët kërcënuan se do të detyrojnë një votim në komitetin e buxhetit që mund të çojë në një humbje poshtëruese për udhëheqjen e OKB-së.

Marrë nga: http: pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest