Adelina Ismaili pro komunitetit “LGBT”!

10646786_10153041751037559_564052827427748774_n

Në një deklaratë të shkruar nga vet ajo, në faqen e saj zyrtare të verifikuar, Adelina Ismaili ka shprehur shqetësimin dhe mllefin e saj në lidhje me diskriminin e komunitetit “LGBT” në Kosovë. Adelina, ka qëndruar gjithmonë pas asaj që ka thënë dhe është shprehur nëpërmjet krijimtarisë së saj. Madje, ajo i ka quajtur njerëzit që diskriminojnë këtë komunitet si njerëz që librat i shohin si dekor vitrinash!. Më poshtë keni deklaratën.

Të mos ngatërrojmë gay-të dhe pederat…
Prej se di për vete, kam përkrahur LGBT-të. U kam kushtuar këngë në vitin 2002, dhe kam vazhduar ti përkrah me vepra (fshehtas, natyrisht) e pafund intervista (publikisht, natyrisht) të cilat vazhdojnë të jenë të cenzuruara në medium i cili transmetonte këngë bullgaro/sërbe të perkthyera shqip dhe këtë nuk e shohin si rrezik, por e promovojnë si vlerë kulturore shqipe. Sepse kam guxuar dhe i shoh gay-të, lezbiket, biseksualët dhe transeksualët si absolutisht të barabartë me gjithë të tjerët. Nuk e shoh të domosdoshme të tregoj pse, mjafton një google search (për ata që librin e shohin si dekor vitrinash) të kuptojnë se sa vlera i kanë dhënë njerëzimit. Për mua nuk është frustuese, sa e quditshme që kjo temë është njëfarë teme (gjoja se) taboo në Kosovë. Nejse… Shokët më të mirë në jetë i kam pasur gay. Të vetmit që e kanë ditur çka është pedikyri, zbardhimi i dhëmbëve, trendet botërore dhe Chanel-i e Versace në Kosovë në vitin 1994.Kam mësuar çka është origjinaliteti, kreativiteti, kualiteti dhe më së shumti individualiteti, nga këta njerëz më shumë sesa nga çdokush tjetër. Edhe kur më janë hidhëruar, më ka impresionuar dinjiteti dhe krenaria e tyre e cila kurr nuk më ka ngacmuar mua, por e kanë kthyer në sukses të tyre. Të vetmit njerëz që të mësojnë “recetën e fshehtë” se si të bëhesh imune ndaj poshtërsisë dhe si ta kthesh në zbavitje personale. Kam mësuar çka është besnikëria kryeneçe dhe dashuria reale nga po këta njerëz. Kurr, hiq ,asgjë nuk mund të më ndalojë ti përkrah për një arsye të thjeshtë: Ata kanë ekzistuar në shoqërinë shqiptare prej se ekziston njerëzimi (kush e din këngën: “Vijnë vaporat moj nano bregut të detit, oh dil e shihni moj nanë dylberët e mbretit”, din edhe këngë më të hershme se kjo). Do të ekzistojnë gjithmonë. Gjithmonë. Dhe, qebesa, në shumë aspekte janë më të mirë e më të suksesshëm sesa “tjerët”. Mbi 13 vite kam treguar pse janë më të sukseshëm, eh pse dikush ka vrapuar në panikë t`i asgjësojë ato intervista e këngë, as nuk e di e as nuk më intereson. Të përkrahësh LGBT nuk është trend. Nuk është diçka që sot e bën, nesër e harron. Secili nga ne mund ta ketë prind, vëlla, djalë, vajzë që është gay, lezbike, biseksual apo transeksual. Po, janë pjesë e jetës sonë, dhe kanë kontribuar në art më shumë e më mirë se të gjithë ata `far “normalët” që i njoh. Por… të mos ngatërrohen me “pederat e flliqt” dhe “transat e fshehtë” ( fjalën “peder” e përdori vetëm si ofendim për meshkuj shpirt-ndyrë, “trans i fshehtë” për femra mendje-flliqta. Në vazhdim të shkrimit këto qenie do ti përshkruaj si PFF.) Ata janë të rrezikshëm! Edhe ata janë pjesë aktive e shoqërisë sonë. Zakonisht i hasim si qenie të frustuara, që bejnë jetë të dyfishtë (e më shumë), madje janë të martuar/a e me fëmijë, dhe për qudi zakonisht kanë dashnorë ( kryesisht meshkuj) në qarqet më të rrezikshme të kriminelëve. Ok, unë kurr nuk e kam kuptuar lidhjen emocionale, e posaqerisht atë seksuale mes kriminelëve dhe pederave të flliqt, por ata ekzistojnë. Madje, për fatkeqësi, shpesh janë në qarqet e larta të shoqërisë kosovare. Eh, ata ju afrohen gjithmonë të parët, ju vardisën deri në shkallën kur nuk mund ti refuzoni (cili njeri refuzon t`ia pastrojë dikush këpucët! ), nëse jeni qenie njerëzore ju ndjeni keqardhje për ta sepse ju ankohen që kanë jetë të mjerë dhe ekzistenca e tyre e tutjeshme varet nga mëshira juaj, por janë mjeshtër të befasive. Janë mazokistë të papërmirësueshëm, por specialiteti i tyre është të sulmojnë femra të arrira, meshkuj të suksesshëm dhe në veqanti i sulmojnë… gay-të! ( sipas formules “Do të gënjej për ty, sepse ti një ditë mund ta tregosh të vërteten për mua” ) . Ata kthehën në kopjet më qesharake të sadistëvë, nëse ju refuzoni të jeni shoqëri e kriminelëve të tyre. PFF-të ju afrohen butë e butë, por kafshojnë! Nuk arrijnë kurrë të kafshojnë më lart se bötha juaj, por kafshimi është kafshim, dhe ju sigurisht nuk ndjeheni rehat nëse dikush iu sheh duke ecur me një zvarranik të ngjitur përfundi shpindës suaj. Ata shesin trupin e tyre për parà, shesin jetën e tyre pastaj të çdokuj, kanë një specialtitet të quditshëm të organizojnë përdhunimet grupore të femrave, degradimin seksual të meshkujve dhe fushata çnjerëzore kundër njerëzve që shikojnë punët e veta, në përgjithësi. Pederat e flliqt dhe transat e fshehtë jetojnë në hijën e jetës suaj më së shumti atëherë kur ju nuk e njihni apo keni harruar ekzistencën e tyre. Ata kurrë nuk lodhen duke ju sulmuar, sepse ajo është e vetmja mënyrë që ju mos ta kuptoni kush janë dhe çfarë bëjnë ata. Nëse ndonjëherë e kuptoni, ju do ndjeni keqardhje që keni urryer qenie aq të mjera-mos harroni, jeta e tyre është më e tmerrshme sesa që ju mund ta dëshironi. Transat fshehtë janë zakonisht qenie të cilat na mashtrojnë që janë femra, i shohim si femra pas moshës së tyrë 18 vjeqare deri kah 45-50, por kujdes… Nejse, kjo temë për transat e fshehtë një herë tjetër… Këto qenie nuk janë LGBT. Hiq, kurr. Janë vetëm pedera të flliqt e transa të fshehtë që sëmundjet e tyre i mbrojnë dhe fshehin duke u futur në gjirin e disa kriminelëve budallenj. Janë mjeshtër në mashtrim, dhe nëse jeni njeri i shëndoshë mentalisht, pa komplekse dhe me një jetë të lumtur, sapo jeni bërë mbreti/mbretëshesha i /e tyre. Të tillë ka shumë në Kosovë (dhe në çdo vend tjetër) por kush janë ata, emrat dhe mbiemrat e tyre, çfarë bejnë, për ketë njëherë tjetër. Nëse ne, ju, LGBT-të dhe shumica përdhosemipa i bërë askuj keq, pa i ngrënë bukën askuj, pa ngacmuar njeri, pa vjedhur e pa gënjyer, pa asnjë arsye…pse të mos i humbim ca minuta për të ekspozuar pederat e flliqt dhe transat e fshehtë, me shumë arsye?
P.S: Harrova ta shkruaj që pederat e flliqt dhe transat e fshehtë jetojnë/vjedhin nga puna juaj por kurr nuk e humbin shansin ta quajnë vetën shërbëtorë të Princit… (Mbreti jeni ju në botën e tyre, deshët e s`deshët .)
Në ndonjë shkrim tjetër ose këngë tjetër: Si ti njihni PFF-të dhe si të shpëtoni nga PFF-të.

Marrë nga: www.prive.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest