Qeveria “vjel” 28 milion euro nga rritja e tarifave në arsimin e lartë

monitor_te-ardhurat

Arka e shtetit duket se do të rimëkëmbet ndjeshëm me anë të taksave të studentëve nga universitetet publike. Me rritjen e tarifave në universitete, qeveria parashikon të rrisë konsiderueshëm të ardhurat në buxhet.

Rritja e tarifave për universitetet publike ka nisur që vitin që shkoi dhe solli të ardhura prej 3.5 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2014, ndërsa këtë vit të ardhurat pritet të rriten edhe më shumë, deri në 3.8 miliardë lekë.

Por rritja e buxhetit prej tarifave të studentëve, nuk do tw ndalojnë në këtë vit shkollor, pasi për vitin 2016 është parashikuar “të vilen” rreth 4.2 miliardë lekë ose 10 për qind më shumë se këtë vit. Në parashikimet e Ministrisë së Financave zëri është parashikuar të vijë në rritje edhe për vitet në vijim.

Të ardhurat nga sistemi i arsimit të lartë këtë vit janë programuar të arrijnë në 9.7 për qind të fondeve që qeveria ka akorduar këtë vit si shpenzime për sektorin e arsimit.

Rritja e tarifave në këtë vit akademik shkoi në 14 – 20% më lartë. Studentët që u regjistruan për herë të parë në këtë vit po paguajnë 65 000 deri 135 000 lekë për një vit në Masterin e Shkencave, dhe deri 64 000 lekë në vit për studimet e Masterit Profesional.

Rritja e tarifave është diktuar edhe nga mbyllja e universiteteve private këtë vit akademik. Për të përpunuar studentet nga universitetet e mbyllura qeveria rriti tarifat publike për këtë kategori.

Sipas INSTAT, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje në inflacionin e muajit shkurt të këtij viti.

/monitor.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest