Londinezët janë më pak të prirurit për të pranuar një fëmijë gej apo transgjinor

Gay Men Playing with Their Baby

Sondazhi i ri i kryer nga YouGov për PinkNews përpara Debatit të sotëm në PinkNews ka zbuluar se londinezët në gjithë Britaninë e Madhe, kanë më pak të ngjarë që të mbështesin një fëmijë gej apo transgjinor.

Anketuesi pyeti 1.683 të rritur në të gjithë Britaninë e Madhe se si do të reagonin në lidhje me mbështetjen dhe lumturinë në qoftë se do të kishin një fëmijë i cili ishte gej, ose në qoftë se do të kishin një fëmijë i cili do të donte të ndryshonte seksin e tij.

Të dhënat treguan se londinezët kanë mbi pesë herë më shumë gjasa që të refuzojnë mbështetjen për një fëmijë gej – me 13% të londinezëve që tregoi se nuk do të mbështesnin një fëmijë gej, dhe 20% që tregoi se nuk do të mbështesnin një fëmijë transgjinor.

Sa për lumturinë, 56% e njerëzve do të ishin të lumtur të kishin një fëmijë gej, 18% të pakënaqur – ndërsa vetëm 27% do të ishin të lumtur të kishin një fëmijë i cili do donte të ndryshonte seksin e tij, dhe 39% të pakënaqur.

Në përgjithësi, 88% thanë se do ta mbështesnin një fëmijë gej, në krahasim me vetëm 67% për një fëmijë transgjinor.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se vetëm gjysma (52%) e votuesve në Britaninë e Madhe miratojnë meshkujt gej të bëhen prindër nëpërmjet surrogacisë(mitër me qera) apo adoptimit – pak ditë pasi stilistët Dolce dhe Gabbana u bënë subjekt i një bojkoti pasi thanë se ata nuk i mbështesin gejtë që të bëhen prindër.

Vetëm 35% e votuesve të UKIP (Partia e Pavarësisë në Britaninë e Madhe)e miratojnë idenë që meshkujt gej të bëhen prindër, në krahasim me 43% të konservatorëve, 53% e Partisë së Punës dhe 77% të Lib Dems(Partia Liberale Demokrate).

Ndërkohë, 7% e votuesve të Partisë së Punës thanë se nuk do ta mbështesnin një fëmijë gej – në krahasim me 6% nga UKIP, 3% të votuesve të Tory(mbështetës të Partisë Konservatore), dhe 1% të votuesve të Lib Dem.

Brenda komunitetit LGBT, pothuajse një e katërta (22%) e biseksualëve të cilët morën pjesë në sondazh thanë se nuk miratojnë që meshkujt gej të bëhen prindër, ndërsa vetëm 57% e gejve apo lezbikeve të  anketuar thanë se do të ishin të lumtur që të kishin një fëmijë transgjinor.

Alex Neil, Sekretari i Barazisë Skoceze komentoi: “Qeveria skoceze ka punuar shumë për të zhvilluar lidership të fortë dhe të promovojë politikat përfshirëse për LGBT-të për të krijuar një mjedis ku fëmijët dhe të rinjtë të ndjehen të qetë dhe të sigurtë duke e ditur se mund të jenë ata që janë. Nuk ka vend tjetër ku kjo është më e rëndësishme se sa në shtëpi.”

Shefi Ekzekutiv i PinkNews Benjamin Cohen tha: “Ky votim të hap sytë pasi del kundër nocionit të pranuar gjerësisht se Londra është pjesa më tolerante e vendit kur është fjala për çështjet LGBT.

“Përtej liberalëve, elitës metropolitane, duket qartë se shumë njerëz në kryeqytet do të reagonin negativisht nëse fëmija i tyre do të ishte gej apo transgjinor. Kjo tregon nevojën për struktura më të forta mbështetëse, edukuese dhe ndërgjegjësuese për të ndihmuar familjet të krijojnë një mjedis që i lejon fëmijët të dalin hapur të qetë.”

Marrë nga: www.pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest