Parashikimet e “The Economist” për Ramën, Bashën dhe ekonominë

EIUNEWoutline

The Economist ka deklaruar se duke parë vendosmërinë e qeverisë aktuale, pritet që Shqipëria të arrijë një progres të konsiderueshëm në plotësimin e kushteve të BE-së deri në fund të 2015-s. Por meritë e këtyre zhvillimeve është padiskutim edhe e opozitës që i dha fund bojkotit 5-mujor të Parlamentit”.

Në një analizë të mazhorancës disa muaj përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, “The Economist” e vë fokusin tek kreu i Qeverisë, Edi Rama.

“Pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme, Rama kërkon të ndërtojë mbi këtë fitore një tërheqje të mundshme të disa mbështetësve të LSI-së në anën e tij, me qëllim për të minimizuar varësinë nga Ilir Meta. Rama do të vijonë me reformat dhe premtimet social-ekonomike, të cilat rritën popullaritetin në kutitë e votimit”.

Përsa i përket liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, agjencia britanike e kërkimeve dhe analizës mendon se Basha do të ketë një të përpjetë për të ngjitur drejt udhëheqjes së partisë, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër veç Sali Berishës. Kjo do t’ia bëjë të vështirë Partisë Demokratike për ta përmirësuar performancën në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjithashtu duke analizuar aksionet politike të opozitës gjatë 4 muajve të fundit, raporti vëren se:
“Natyra paqësore e demonstratave të opozitës mbështesin parashikimin, se qeveria, e cila ka shumicën parlamentare, ka të ngjarë të vijojë e qëndrueshme”.

Përsa i përket sektorit të ekonomisë, sipas “The Economist”: Do të ketë rritje, por ritmet do të jenë më të ulëta se pritshmëritë. Ekonomia shqiptare u rrit me 1.6 për qind vitin e kaluar, dukshëm më pak nga niveli 2.1 për qind, që vlerëson qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por, edhe pse pret që ekonomia të rimëkëmbet në mënyrë graduale, instituti britanik mban një skenar më të përmbajtur sesa Fondi Monetar dhe qeveria. Sipas tij, këtë vit prodhimi kombëtar do të rritet me 2.7 për qind, ndërsa në 2016-n rritja do të shkojë në 3.3 për qind.

/TopChannel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest