Ndryshime në ligjin për lojërat e fatit – “autorizim” nga familja për të hyrë në kazino

kazino

Projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” synon luftën ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal, luftën kundër efekteve sociale si dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ. Duke treguar ndryshimet që pritet të sjellë ky ligj, Ministri Cani u shpreh se kaziontë do të vendosen jashtë qyteteve në pika turistike të caktuara, si dhe do të ketë një regjitër për lojtarët të cilët do të duan të luajnë në kazino.

Por këto nuk janë ndryshimet që parashikon ligji. Një risi do të jetë ndikimi i familjes tek të afërmit që luajnë në lojërat e fatit. Familja do të ketë në dorë që përmes një kërkese të bërë të mos lejojë që i afërmi i tyre të mund të lejohet të luajë në lojërat e fatit. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Siç u shpreh ai do të pranohet kërkesa nga familja e një lojtari që të mos lejohet të futet në kazinotë e cila do të shpërndahet në të gjitha pikat për t’u njoftuar. Ministri i Financave nënvizoi se do të ketë edhe një skemë të re taksimi ku tarifa për t’u licencuar do të variojë nga 40 mijë lekë në 1 miliardë lekë për kazinotë e mëdha.

Të tjera ndryshime në ligj janë distanca e këtyre lojrave nga njera – tjetra, që është 10-fishuar, pra 200 metra për të gjitha. Kazinotë do të jenë vetëm nëpër pika turistike jashtë qyteteve. Lojërat e fatit online të palicensuara janë të ndaluara.
/Shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest