Aplikoni për të qenë vullnetar i Kampeve Rajonale të Restaurimit 2015

RRC-2015-volunteers-slider

Ke qenë pjesëmarrës në një nga Kampet Rajonale të Restaurimit dhe synon të përfshihesh sërish në to? Dëshiron të ndash përvojat dhe njohuritë e tua me një grup të ri pjesëmarrësish pasionantë?

CHwB po kërkon vullnetarë që do të ndihmojnë në Kampet Rajonale të Restaurimit të këtij viti. Vullnetarët e Kampeve do të ndihmojnë organizatorët, mjeshtrit dhe pjesëmarrësit në aspekte të ndryshme të koordinimit, komunikimit dhe udhëheqjes së punës. Përpara se të aplikoni, lutemi të kuptoni detyrat specifike të vullnetarëve të Kampit dhe të verfikoni që përmbushni kushtet e pranueshmërisë dhe të kualifikimit.

CHwB do të mbulojë shpenzimet brenda shtetit për vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, dieta për ushqimin, eksursionet, udhetimet brenda vendit dhe shpenzime të tjera të lidhura me detyrat e vullnetarëve. Vullnetarët do t’i mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit drejt shtetit ku mbahet kampi, kur vinë nga një shtet i ndryshëm nga ky i fundit.

Shënim: Nëse nuk keni marrë pjesë më parë në Kampet Rajonale të Restaurimit, ju lutem, aplikoni për të qenë pjesëmarrës, e jo vullnetar. Klikoni këtu për më shumë informacion!

Detyrat specifike të vullnetarëve të Kampit

Vullnetarët e Kampit do të punojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kampit për të garantuar mirëfunksionimin e aktivitetit. Ndër të tjera, Vullnetarëve të Kampit do t’i kërkohet të realizojnë këto detyra:

  • Të mbikqyrin procesin e regjistrimit të pjesëmarrësve në fillim të Kampit (dorëzimi i materialeve të nevojshme te pjesëmarrësit, regjistrimi i pjesëmarrësve)
  • Të lehtësojnë komunikimin dhe përkthimin mes pjesëmarrësve dhe mjeshtrave
  • Të ndihmojnë me blerjen dhe transportin e materialeve të nevojshme në kantiere
  • Të ndihmojnë udhëheqësit e grupit/mjeshtrit në kërkesat e tyre në lidhje me punët restauruese dhe/ose menaxhimin e grupeve të punës
  • Të dokumentojnë proceset e punës restauruese dhe të përpilojnë një raport të shkurtër ditor
  • Të ndihmojnë në organizimin dhe mbarëvajtjen e vizitës studimore (mbikqyrja e grupit, prerja e biletave, etj.)
  • Të mbajnë në gjendje të rregullt sallën e ligjeratave, përpara, gjatë dhe pas ligjeratave
  • Të ndihmojnë gjatë provimit final (mbikqyrja gjatë provimit, mbledhja e provimeve dhe vlerësimet përfundimtare)
  • Të jenë pika e ndërlidhjes mes grupit të punës, pronarëve të monumenteve dhe vizitorëve të mundshëm (të jenë në gjëndje të shpjegojnë se çfarë është duke ndodhur)

Kushtet e pranueshmërisë dhe të kualifikimit të vullnetarëve të Kampit

  • Duhet të keni qenë më parë pjesëmarrës në një nga Kampet Rajonale të Restaurimit të CHwB-së
  • Duhet të flisni rrjedhshëm Anglishten si dhe gjuhën kryesore të vendit ku organizohet Kampi: Shqip (për Kampet në Shqipëri e Kosovë) apo Serbisht/gjuhën Boshnjake/Kroatisht (për Kampet në Serbi)
  • Duhet të jeni të ndershëm, të hareshëm dhe të punoni në mënyrë efiçiente
  • Të keni komunikim të mirë
  • Të jeni të përgjegjshëm

Nëse i plotësoni këto kushte dhe dëshironi të përjetoni sërish atmosferën emocionuese të Kampeve Rajonale të Trashëgimisë të CHwB-së, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet më poshtë dhe dërgojeni atë përpara afatit të fundit, përmes:

Emailit:
rrc@chwb.org

Postës:

CHwB Regional Office
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kt. III, Zr. 15
Tiranë, ALBANIA

Volunteer_Application

Afati i fundit për aplikimet për vullnetarë është:

Kampi Nr. 21: Gjirokastër, Shqipëri / 9 – 20 Maj
Tema: Konservim i monumenteve / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Afati i aplikimit: 30 Mars

Kampi Nr. 22: Rogljevo, Serbi / 9 – 20 Maj
Tema: Konservim i monumenteve / trashëgimia për zhvillim / interpretim
Afati i aplikimit: 30 Mars

Kampi Nr. 23: Gjirokastër, Shqipëri / 9 – 20 Shtator
Tema: Konservim i monumenteve / menaxhim i trashëgimisë / interpretim
Afati i aplikimit: 10 Korrik

Kampi Nr. 24: Mitrovicë, Kosovë / 9 – 20 Shtator
Tema: Konservimi I objekteve muzeale / interpretim
Afati i aplikimit: 10 Korrik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest