Finlanda në Eurovizion me një grup me aftësi të kufizuara

Pertti-Kurikan-Nimipaivat-PKN

Finlanda dërgon në Eurovizion edhe një herë një grup “të veçantë”. Pas pjesëmarrjes me grupin rrok Lordi, i cili i dha fitoren Finlandës, këtë herë një grup punk i përbërë nga muzikantë me aftësi të kufizuara shkon në Eurovizion Song Contest.

Anëtarët e grupit PKN, të cilët janë me sindromat down dhe autizm, janë edhe grupi i parë punk që merr pjesë në këtë konkurs. Ky grup është bashkur fillimisht në vitin 2012 në një sëminar bamirësie për sindromën down.

Kënga e tyre në festival flet për frustrimin nga rregullat e jetës së përditshme siç janë të ngrënit shëndetshëm, apo detyrimi për të bërë punët e përditshme si larje, pastrim etj. Kuarteti i quajtur PKN, është zgjedhur nga votimet e finlandezëve si kënga më e pëlqyer. Edhe kritikat ndërkombëtare e shohin ndër  këngët më të bukura të festivalit.

/BBC

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest