Pse i quajmë serbët “shkja”?

serbi

Nga Ben Andoni
Në kohën e shpërnguljeve masive të shqiptarëve diktuar prej Bizantit drejt Jugut, në zonën e Atikës, Peloponezit dhe ishujve të Greqisë apo atë valë që më vonë do të ndryshonte rrjedhë drejt Italisë së Jugut dhe Sicilisë, ku edhe sot e kësaj dite flitet arvanitisht, përkatësisht arbërisht. “Folësit e shqipes e bartën me vete këtë emër etnik në formën arkaike shkla, skla dhe pagëzuan me të, në mjedisin e ri etnik­kulturor grek, popullsinë vendase joarvanite, thënë më saktë shënjonin e shënjojnë me të“tjetrin”, domethënë “fqinjin grek”, pikërisht ata që nuk i takonin e nuk i takojnë bashkësisë së tyre, që përdorte e përdor të folmen arvanite si mjet komunikimi brenda bashkësisë. Po kështu edhe ndër arbëreshët e Italisë, të cilët me shkla shënjojnë atë person që flet në mënyrë të pakuptueshme për ta”.

Për ta sqaruar më saktë, dhe për ta bërë publikun mëndjehapur, që të futet i plotë në argumentin e tij, ai përdor një nëntitull: për të thënë se kemi një analizë të historisë së kontakteve ndëretnike përmes dy etnonimeve. Dhe gjuhëtari këtë herë është më shumë se historian ­gjuhësie. Hetimi i këtij emri e shtyn autorin që të hetojë në zhvillime historike shoqërore, ku nuk e ndih shumë dokumentacioni historik, sigurisht jo vetëm ai i shkruar në gjuhën shqipe, por thjesht edhe dokumentacioni historik, që lidhet me të. Në një kuptim më të hershëm, që lidhet me ngjyresat e emrit dhe që sot ruan një konotacion negativ, ka të ngjarë, duke iu referuar argumentimit të tij, se emri ka hyrë në kohën e ardhjes së fiseve sllave të Jugut prej shek. VI Erës sonë, kohë kur u shpërthyen krejt kufijtë veriorë të Perandorisë Bizantine. Fjala greqisht sklavoi, esklavoi dhe fjala kaloi shpejt edhe në latinishte në formën sclavus (shumës sclavi).

Fjala në shqip, sipas profesorit, nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i fjalës latine mesjetare. Me kalimin e kohës fjala ka fituar një shumëkuptimësi, siç e njohim ende sot në situata të caktuara gjuhësore Fillimisht popullsia sllave ishte p.sh. pagane; sllavët nuk ishin kristianizuar një element që ata e rrokën në shek. IX. Deri në atë periudhë emërtimi shqa përdorej jo thjesht dhe vetëm për të shënjuar fqinjin, pjesëtarin e bashkësisë sllavishtfolëse, por edhe besimtarin pagan, d.m.th. jokristian. Me kalimin e kohës – pas kristianizimit të popullsive sllave (gjysma e dytë e shek. IX) – u identifikuan me këtë emërtim jo vetëm ata që flisnin gjuhë sllave, por edhe ata që ishin pjesëtarë të Kishës Ortodokse Sllave, duke iu kundërvënë kështu bashkësisë shqiptare që i takonte sipas rastit Kishës KatolikeRomake (Veri) dhe/ose ortodoksisë greke (Jug)

Për shkrimin e plotë lexoni këtu

/Revista Java

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest