AKEP jep ultimatumin: Brenda 2 javësh të hiqen kabllot mbi shtyllat elektrike

IMG_5076

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i ka dhënë dy javë kohë të gjithë operatorëve të telefonisë, internetit apo televizioneve kabllore, të heqin lidhjet e tyre ajrore nga shtyllat elektrike.

Sipas vendimit të AKEP, së shpëjti Tirana dhe gjithë qytetet e tjera do të shpëtojnë nga ai “mish-mash” telash në cdo moment që ngrem sytë. Pasi edhe në rast se kompanitë nuk e zbatojnë vendimin në mënyrë vullnetare, do të kalohet në prerjen e tyre brenda datës 30 maj të këtij viti nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ky qendrim ka ardhur pasi stiuata është bërë jo vetëm e rrezikshme për qytetarët dhe e shëmtuar për qytetin, por kryerja e lidhjeve ajrore është në kundërshtim me rregulloren mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve.

Sipas një sondazhi të bërë, rezulton se 60% e aktivitetit të këtyre sipërmarrjeve mbështetët në shtyllat elektrike. Pavarësisht se ka kompani që i kanë nxjerrë jashtë përdorimit këto lidhje për arsye të kalimit në zgjidhje të tjera, nuk janë shqetësuar ti heqin ato nga shtyllat elektrike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest