FOTO/ Tiranë, denoncimi mbi zaptimin e parkimeve, policia nuk merr asnjë masë

11020332_10205075425998841_227676991_n

Këto foto janë shkrepur dje (e enjte, 26 shkurt) në rrugën “Fadil Rada” pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Qytetarja e cila denoncoi rastin flagrant që mund ta shikoni në galerinë e fotove më poshtë tha për “Historia Ime” se sapo pa që një qytetar po zaptonte një pjesë të hapësirës publike, për ta shfrytëzuar atë si parking privat, telefonoi policinë në numrin 129. U shpjegoi atyre të gjithë situatën me detaje, perfshirë numrin e targës së makinës.

Përfaqësuesi i policisë i cili iu përgjigj thirrjes telefonike nga qytetarja ne numrin 129, i sugjeroi denoncueses të njoftonte Policinë Bashkiake.

Por edhe pse Policia Bashkiake u njoftua, askush nuk u paraqit në vendngjarje dhe nuk u mor asnjë masë.

Zaptimi i hapësirave publike në kundërshtim me të gjitha rregullat është kthyer në “ves” dhe praktikë të zakonshme për shumë qytetarë të Tiranës.

Në një kohë që trafiku rëndohet si pasojë e mosrespektimit të rregullave dhe në një kohë kur edhe numri i makinave në qarkullim shtohet, gjetja e një vendparkimi po kthehet gjithnjë e më shumë në një mision thuajse të pamundur për qytetarët.

Por të vete-identifikuarit si “të fortët e lagjes”, duket se kanë shpikur një mënyrë për të privatizuar një copë tokë nga hapësira publike, duke e kthyer atë në… parkimin e tyre privat!

Ndonjëherë ndjen zili për ata që ditën për diell, salduan disa shufra metali, i vunë një dryn dhe u bënë “pronarë” të hapësirës publike, madje edhe të rrugës e nuk guxoi kush t’i kundërshtojë apo t’i përballë me pasojat e ligjit.

/Foto nga E.M./

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest