Lëvizja “Për Universitetin” i bashkohet protestës së studentëve në Shkup

Protesta Studenteve Shkup 1

Gjatë kësaj fundjave aktivistë të Lëvizjes “Për Universitetin” u janë bashkuar studentëve në Shkup në mbështetje të përpjekjeve disa mujore për ta çliruar universitetin nga kthetrat burokratike që imponohen prej ndryshimeve të fundit në ligjin e arsimit të lartë. Me qindra studentë zaptuan hapësirat e Fakultetit Teknik shtatë ditë më parë dhe të nesërmen godinat kryesore të Kompleksit Universitar në Shkup, duke i shpallur zona univeristare autonome çliruar nga studentë dhe veprimtarë të Plenumit Studentor. Profesorë dhe grupime të ndryshme qytetarësh janë rreshtuar në solidaridet në krahë të studentëve duke ndihmuar me ushqime, batanije dhe baza të tjera materiale. Zaptimi i ka dhënë një kuptim të ri jetesës në kolektivitet nëpërmjet banimit të universitetit, ku përditë mbahen ligjërata politike emancipuese, aktivitete kulturore, ofrohet për të ngrënë dhe vendoset bashkërisht sipas parimeve të demokracisë së drejtpërdrejt. Studentët premtojnë së nuk do të ndalen deri sa ligji për arsimin e lartë të reflektojë qëndrimet dhe perspektivat e universitarëve.

Të frymëzuar nga solidariteti shoqëror dhe koordinimi organizativ i një ndërmarrje kaq të vështirë, aktivistë të “Për Universitetin” shprehen të vendosur për të vazhduar luftën tonë të ngjashme për arsim emancipues dhe rikthimin e universitetit universitarëve.

Rezistenca vazhdon!

Reformimin e bëjmë vetë!

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest