Kosovë, epidemi në shkallë vendi nga sëmundja e minjve dhe lepujve

Prishtine

Rastet e shtuara të pacientëve me tularemia, ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë të shpallë epideminë e tularemisë në shkallë vendi. Vendimi për ta shpallur në shkallë vendi vjen më shumë për të sensibilizuar popullatën në mënyrë që të krijohen kushte për parandalimin e përhapjes së saj. Sëmundja ka përfshirë 19 komuna të Republikës së Kosovës dhe 88 vendbanime.

Tularemia është sëmundje e kafshëve, e cila transmetohet te njerëzit vetëm përmes kontaktit me kafshët e infektuara ose nga ushqimi dhe uji i kontaminuar.

Në klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë të shtruar 26 pacientë, ndërsa nga janari janë shënuar 74 raste. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se tularemia është sëmundje që trajtohet me terapi të lirë, kryesisht antibiotik dhe simptomat janë të ngjashme me gripet sezonale.

“Paraqitja e simptomave janë kryesisht temperatura me ethe, pastaj shfaqja e dhimbjeve të kokës, gjymtyrëve, nyjeve. Këto simptome zgjasin 1-3 ditë dhe më vonë shfaqet simptomi më karakteristik i sëmundjes, paraqitja e simptomave specifike limfogjëndrrat ose ënjtja e gjëndrrave regjionale në vendin ku është futur insekti ose mikroorganizmi”.

/Top Channel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest