Tjetër video denoncuese për Policinë e Shtetit! (VIDEO)

Ngjarja ne Laprake

Pas skandalit të videos ku shfaqen dy policë që dhunojnë një qytetare në rrugë, një tjetër video tregon se si një punonjës policie përfiton nga pozicioni i punës dhe pse është pa uniformë.

Preng Lepuri është efektivi i policisë i cili në gjendje të dehur, kërcenon një banorë të zonës së Laprakeës duke përdorur dokumentat e  Policisë.  Shkaku i konfliktit ishin disa punime që banori po kryente në shtëpinë e tij

Pasi është konflikuar edhe me disa kalimtarë të rastit, ai është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit nr. 3, ku është mbajtur për disa orë.

Ngjarja në Laprakë!
Polici: Jam punonjës policie, banoj këtu.
Ti nuk ke për të hyrë këtu në këtë oborr.

Banori: Në rregull mor Polici: Këtu hyn pallati s`ke për të hyrë ti mo. Mos të kemi borxhe. (Ndërhyn një tjetër banore e cila i drejtohet personit që kryen punimet)

Banorja: Ti e ke blerë mo xhan po këtu ka pas dritare jo derë…

Polici: E ka blerë? Ça ka blerë

Polici: S`ke për të dalë prej këtu. Ti njëherë jo.

Banori: Pse ore, unë jam shoferi i kësaj.

Polici: Djali, djali (e kap për krahu ). Quhem Preng Lepuri dhe të jap dokumentin e policisë Banori: S`ka nevojë fare.

Polici: Ej ej (i tregon dokumentin e policise) IA policia, ja dhe emri

Polici: P**** që del prej këtu, pa më vrarë mua këtu. (Polici nuk kuptohet më pasi flet përçart)

Polici: …edhe këtej edhe andej s`ka këtu . Ku e ka marrë lejen ai. Ku në të sëmës e ka marrë lejen ai?

Polici: Ta gëzojë atje natën jo ke unë. Ka shkallë aty. Kaq ka, nuk ka më këtu shkallë të tjera

/BalkanWeb

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest