Turqi: Hapet streha e parë për transgjinorët

_80410878_451036902

Streha e parë në Turqi për transeksualët është hapur në Stamboll.

Financimi për strehën u mblodh përmes donacioneve, tregon themeluesi i saj Oyku Ay për faqen e internetit të lajmeve Radikal. Zonja Ay, një grua transgjinore, e përshkruan veten si një myslimane të devotshme dhe thotë se donte të hapte një strehë për të ndihmuar dhe mbrojtur njerëzit e tjerë transgjinorë.

Shumë prej tyre luftojnë për të gjetur punë dhe përfundojnë duke punuar në industrinë e seksit, një eksperiencë që ajo e ndan me ne. “Unë kërkova të pastroja, ata thanë jo. Unë kërkova të gatuaj, ata thanë jo,” tregon ajo për Radikal. “Unë kërkova të fshij rrugët – përsëri ata thanë jo.” Përpjekjet për mbledhjen e fondeve për strehën përfshiu një shfaqje mode trans, e cila mblodhi 44.000 lira ($ 18.800, 12.400 £). “Atë natë kam qarë. Gjithçka ishte e mrekullueshme,” thotë zonja Ay, duke shtuar se shpreson që ta zgjerojë strehën në të ardhmen.

Aktivistët thonë se transeksualët vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në Turqi, dhe shumë nuk kanë mundësi, përveç se të bëhen punëtorë seksi. Një studim nga organizata jo-fitimprurëse Transgender Europe zbuloi se midis 2008 dhe 2014 ka pasur 37 vrasje të raportuara të transeksualëve në vend, norma më e lartë në Evropë. Ndërsa reformat e qeverisë në vitin 2014 nxorrën jashtë ligjit krimet e urrejtjes dhe diskriminimit në bazë të rracës dhe fesë, ata nuk përmendën orientimin seksual ose identitetin gjinor.

Marrë nga: BBC News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest