Ish-Kinostudio, shtëpia e re e Ministrisë së Kulturës

Ish Kinostudio

Një shtëpi e re për kulturën. Nga kjo e shtunë, Ministria e Kulturës është zhvendosur në një tjetër ambjent, në fakt në një nga godinat më domethënëse të kulturës shqiptarë, në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Ministrja e Kulturës Kumbaro tha se nga kjo godinë e re do të nisin nisma të mëdha kulturore, ndërsa premtoi hapjen e dyerve të saj për çdo artist. Në shërbim të aktiviteteve të ndryshme kulturore do të jetë dhe oborri i Ministrisë, i cili sipas ministres Kumbaro do të kthehet në një park për art dhe medium, për aktivitete kulturore, për ekspozita të hapura, ngjarje rinore, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe për ato më të guximshmet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest