Luiza Xhuvani rikthehet në teatër

Luiza Xhuvani

Aktorja Luiza Xhuvani, e cila para pak kohësh la mandatin e deputetes, për shkak të një tragjedie të rëndë shoqërore dhe familjare do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në disa shfaqje. Ndërkohë që Kostandin Xhuvani, i biri i dy artistëve të njohur Luiza dhe Gjergj Xhuvani aktualisht është i burgosur për vrasjen e katër personave në një lokal nate në Tiranë, aktorja e njohur gjen forca t’i rikthehet karrierës së saj të mëparshme. Këtë fakt e zbulon vetë drejtori i këtij teatri Teatrit Kiço Londo.

Shfaqja më e afërt në TKE “Spahivogli” do të jetë në datat 7- 11 Janar dhe 14-18 Janar 2015 ora 19:00. Titullohet “Vërtitu kokë e prerë”, sipas baladës së Petrit Rukës kushtuar Ali Pashë Tepelenës. Regjisor do të jetë Naum Shundi. Poezitë do të interpretohen nga Bujar Asqeriu, Alesia Xhemalaj dhe do të shoqërohen nga grupi polifonik ANTEA dhe vajtojca Mimoza Kosturi. Kjo shfaqje ka edhe elementë të koreografisë nga Arian Sukniqi. Skenografia mban emrin e Bashkim Zahaj.

Lexo më shumë në Shiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest