Ndryshojnë ofertat e kompanive celulare, barazohen minutat brenda me jashtë rrjetit

Kompani Celulare

Ofertat e kompanive celulare në Shqipëri pritet të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore këtë muaj. Pas hyrjes në fuqi të dokumentit të analizës së tregut të telefonisë celulare, AKEP ka vendosur të detyrojë operatorët celularë të ndryshojnë tarifat dhe minutat në paketat tarifore standarde dhe ofertat që nga ky muaj (janar 2015) e në vijim.

Sipas vendimit të AKEP 2522 të datës të 6.11.2014 operatorët celularë që nga data 1 janar 2015 ndalohet të aplikojnë tarifa në nivel me pakicë që kanë efekt diskriminues për sipërmarrësit e rrjeteve të tjera celulare kombëtare.

Ky rregullim parashikon që tarifat e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare nuk duhet të jenë më të larta se tarifat e thirrjeve brenda rrjetit si dhe sasia e minutave brenda rrjetit të përfshira në oferta/pagesë fikse të paketave tarifore nuk duhet të jetë më e madhe se sasia e minutave drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare.

Kjo masë pritet të ndryshojë në mënyrë thelbësore ofertat e kompanive celulare ku vihen re diferencime të tarifave dhe minutave brena me jashtë rrjetit dhe tashmë nëse vendimi i AKEP do të zbatohet duhet që minutat e ofruara në oferta brenda rrjetit të jenë të barabarta me minutat jashtë rrjetit. AKEP është treguar i kujdesshëm që masat detyruese të zbatohen për të gjitha paketat tarifore standarde, ofertat, shportat, opsionet dhe skontot të ofruara për pajtimtarët.

Lexo më shumë në Monitor.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest