“Shpirti shqiptar” në koncertin e Vjenës

Shkelzen Doli

Për herë të parë në historinë 76 vjeçare të koncertit të Vjenës u luajt muzikë shqiptare. Ishte “Philharmonic Ensemble Vienna”, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli, që është një prej anëtareve të Filarmonisë së Vjenës që përcolli këto motive shqiptare.

Gjithçka zgjati rreth 4 minuta dhe ishte titulluar “Albanian Soul”, ose “shpirti shqiptar” që nisi me një kaba të interpretuar prej tij në violinë.

“The Vienna Philharmonic Neu Year’s Concert”, këtë vit u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.

Koncerti i fillimvitit i Vjenës është koncerti tradicional i Filarmonikës së Vjenës që mbahet prej vitit 1939 në ditën e parë të vitit në sallën e artë të Musikverein të Vjenës. Përveç muzikës ka edhe kërcime, nga balerinët e Operës së Shtetit, kryer në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës. Baletet ndiqen, për arsye logjistike, vetëm nga publiku televiziv.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest