LGBT në 2014 përmes fotove

Në 17 Maj u organizua për të tretin vit rradhazi Pedalimi Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga ProLGBT dhe Aleanca LGBT, ndërsa po të njëjtën ditë Ambasada PINK organizoi një marshim në rrugët e Tiranës. (shiko më shumë në tiranagayride.com)Në 17 Maj u organizua për të tretin vit rradhazi Pedalimi Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga ProLGBT dhe Aleanca LGBT, ndërsa po të njëjtën ditë Ambasada PINK organizoi një marshim në rrugët e Tiranës. (shiko më shumë në tiranagayride.com)

Në 17 Maj u organizua për të tretin vit rradhazi Pedalimi Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga ProLGBT dhe Aleanca LGBT, ndërsa po të njëjtën ditë Ambasada PINK organizoi një marshim në rrugët e Tiranës. (shiko më shumë në tiranagayride.com)

Premiera e filmit SkaNdal që tregon jetët e aktivistëve LGBT dhe mënyrën si ata u organizuan 5 vitet e fundit u shfaq në kinema Agimi në një sallë të tejmbushur ku ishin të pranishëm ambasadorë të huaj, familjarë të komunitetit dhe ministri Erion Veliaj. 12 cmimet Aleati dhe Aleatja e Vitit u shpallën gjithashtu. (shiko më shumë në skandalmovie.com)

Filmi SkaNdal me regji të Elton Baxhakut dhe Eriona Camit dhe skenar të Kristi Pinderit dhe Xheni Karajt ishte në seleksionimin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë ku rezultoi se ishte ndër më të votuarit, ndërsa pati një mbulim të madh mediatik.

SkaNdal u shfaq në Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut në Hagë si dhe në Festivalin e Filmave nga Europa Juglindore në Vjenë të Austrisë. Ndërkohë në shtator, dokumentari fitoi cmimin e madh në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec.

2014 ishte viti kur për herë të parë nisi të funksionojë një shërbim rezidencial për ata pjesëtarë të komunitetit që përzihen nga shtëpia apo që jetojnë nën presione dhe dhunë të vazhdueshme. Streha, është një projekt i përbashkët i Aleanca LGBT dhe ProLGBT me mbështetjen e USAID, Assist Impact, AMSHC dhe Albert Kennedy Trust. Me një kapacitet prej 8 shtretërish dhe një staf profesional prej 12 vetësh Streha do të ofrojë të paktën 2000 netë shtretër gjatë 2015. Veliaj ishte i pranishëm në ditën e hapjes zyrtare.

Te rinj të PINK ishin pjesë e një bordi këshillimor pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Shkodër ata hapën në Shkodër ekspozitën “Shija e Lirisë”.

Në fund të 2014, nënkryetarja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek ishte në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në Tiranë mbi çështje të mosdiskriminimit të LGBTI. Mes të ftuarve ishte dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe zv/kryeministri Niko Peleshi.

Kliko mbi fotot më poshtë për të hapur Galerinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest