Vajza dënohet me vdekje sepse përdori Facebook-un

271220141848234992160_2

Foto ilustruese.

Fatoum Al-Jassem u dërgua në një gjykatë Sheriti pasi u kap duke përdorur një faqe të rrjetit social, në Rakka, Siri. Gjykata Sheriati deklaroi se përdorimi i një llogarie Facebook-u ka të njëjtën vlerë si tradhtia bashkëshortore dhe vajza duhet të dënohet me gjuajtje me gurë, sipas një raporti lajmesh të botuar në agjencinë e lajmeve iraniane FARS e cila ka cituar një raport të publikuar në gjuhën arabe Al-Rai Al-Youm.

Anëtarët e grupit të Al-Kaedës në Irak, grup i njohur gjithashtu si Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) ishin pas këtij incidenti.

ISIS, ose Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, është një grup ekstremist islamik me bazë në Irak. Ata kanë bërë një luftë aktive kundër Presidentit sirian Bashar al-Asad në Siri dhe forcave qeveritare në Irak.

Ideologjia e grupit është bazuar në interpretimin jashtëzakonisht të rreptë të Islamit.

Ironikisht, edhe ISIS ka një llogari në Facebook.

Marrë nga: chaosmosnews.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest