Conchita Wurst dëshiron të takojë presidentin rus Vladimir Putin.

Conchita Wurst Arrives In Vienna

Diva austriake mori kurorën këtë vit, duke tronditur disa vende konservatore.

Një deputet rus tha se fitorja e Wurst në Eurovision nënkuptonte “fundin e Europës”, dhe pas fitores së saj, Rusia zhvilloi planet për të ringjallur një Eurovizion rival të epokës sovjetike si një alternativë ‘miqësore për familjen’.

Kur u pyet për Rusinë nga ana e Kurierit Austriak, Conchita Wurst tha: “Unë absolutisht dua një koncert atje. Kam shumë fansa në Rusi. Kjo është diçka tepër e bukur për shkak se kjo më tregon se shumë rusë nuk pajtohen me vendimet e qeverisë së tyre.”

Ajo shtoi: “Unë nuk do ta refuzoja një takim me Putinin … Do të doja të kaloja një javë me Putinin, në mënyrë që të mund ta kuptoja më mirë atë.

“Çfarë do të thotë të jesh Vladimir Putin? Nën çfarë presioni është ai? Në fund të ditës, Putini dëshiron thjesht të respektohet.

“Kjo dëshirë për respekt e bashkon Putinin me pakicat.”

Nuk do të ishte hera e parë që ajo takon një udhëheqës botëror – fakti që ka performuar si për Parlamentin Evropian ashtu dhe për Kombet e Bashkuara, dhe takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Megjithatë, sipas RT (Russia today), sekretari për shtyp i Putinit, Dmitri Peskov “qeshi” me idenë se Presidenti do të donte të takohej me këngëtaren – duke e hedhur poshtë si ide.

Këngëtarja – emri i vërtetë i të cilës është Tom Neuwirth – nuk gabohet kur thotë se ka fansa në Rusi.

Wurst doli e treta në televotimin rus të Eurovizionit – vetëm pas dy vendeve ish-sovjetike – por në mënyrë misterioze renditet më ulët sipas jurisë profesionale të vendit.

Marrë nga: pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest