BOJKOTONI KORÇËN!

Korca Qenushe

Animal Rescue Albania ka shpërndarë sot një reagim kundër vrasjes të paligjshme që i është bërë këto ditë 11 qenushëve në qytetin e Korçës.

Në postimin e ARsA shkruhet se ajo që çdo ditë po promovohet si “Rilindja Urbane e Korçës” është ngritur mbi sakrifikimin e ttë paktën 11 qenushëve të helmuar në mënyrë barbare dhe të kundërligjshme, të cilët i paskan prishur imazhin këtij qyteti.

Një spektakël i tmerrshëm që i paraprin festimeve të Vitit te Ri dhe inagurimeve të punimeve në “Parisin e Shqipërisë” që punët i zgjidh me metoda që në Parisin e Evropes nuk mbahen mend që nga mesjeta.

Më tej në reagim shkruhet se vera do të vijë shpejt, dhe kjo histori do përsëritet. Është ligj i natyrës, sheshi do mbushet plot me qen që gjejnë një territor të lirë. Dhe Korça do dijë ti zgjidhë përsëri problemet me shpëjtësi.

Reagimi përfundon me një thirrje: BOJKOTONI KORÇËN në këtë fundvit, mos u bëni pjesë e kësaj farse. Reagoni ndaj kësaj mizorie duke dërguar një email proteste në bashkiakorce@gmail.com dhe në faqen e facebookut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest