Presidenti Turk Erdoğan thotë se kontrolli i lindjes është “tradhëti”

n_75934_1

Pasi ka shprehur kundërshtimin e tij të patundur kundër abortit, lindjes me operacion dhe pilulës kontraceptive 48 orëshe, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tani po prek çështjen e kontraceptivëve duke deklaruar se ato janë “tradhti ndaj vendit”, koment ky që ka të ngjarë se do të ringjallë polemika mbi shëndetin riprodhues.
“Ata e tradhtuan këtë vend për vite të tëra duke nxitur kontrollin e lindjes dhe duke u përpjekur që të thajnë brezat tanë të ardhshëm”, tha Erdoğan.

Kontraceptivi është rrjeti më i fundit i tradhtisë që duhet të zbulohet nga presidenti Turk, pas shpalljes javën e kaluar se lëvizja Gylen është angazhuar në tradhti.

Duke iu drejtuar nuses dhe dhëndërit në ceremoninë e dasmës së të birit të biznesmenit Mustafa Kefeli më 21 dhjetor, ai ju tha të porsamartuarve se po të përdorin metoda kontraceptive do të ishte një tradhti për ambicien e Turqisë për tu bërë një komb i begatë me një popullsi të re në rritje.
“Një fëmijë do të ishte e çuditshme, dy do të kishin rivalitet, tre do të thotë ekuilibër dhe katër do të thotë bollëk. Dhe Perëndia kujdeset për pjesën tjetër “, tha ai, duke cituar fjalët e urta të një burri të moshuar në qarkun qendror të Anatolisë të Beypazarı.

Erdoğan – i cili ka dy djem dhe dy vajza – ka tërhequr zemërimin e grupeve feministe për deklaratën e tij që çdo grua duhet të ketë të paktën tre pasardhës, para se të informonte popullsinë muajin e kaluar se gratë nuk ishin të barabarta me burrat.

Erdoğan ka sugjeruar më parë kufizime për të drejtat e abortit, për pilulat kontraceptive 48 orëshe dhe lindjes me operacion. Ai qëndroi i qartë në lidhje me goditjen që i duhet dhënë kontraceptivëve, ndërsa kritikoi përpjekjet e grave për të penguar shtatzëninë.

Marrë nga: hurriyetdailynews.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest