Ninxhat Iraniane : luftojnë për barazi seksuale

Women ninjas in Karaj, northwest of Tehran

Për ato raste kur Betty Friedan (Aktiviste, dhe feministe. Një figurë udhëheqëse në lëvizjen e gruas në Shtetet e Bashkuara, librit të saj të vitit 1963 “The feminine Mystique” shpesh i është kredituar fillimi i valës së dytë të feminizmit amerikan në shekullin e 20), nuk është e mjaftueshme … Ninjutsu është këtu për të ndihmuar. Fotografja Caren Firouz ka bërë fotografi  të rreth 3500 femrave ninja që trajnohen në Iran. Na rezulton se kur të mohohen të drejtat themelore të njeriut, kur jeni të kufizuar në aftësinë për tu veshur si të doni, të shoqëroheni me njerëzit që doni të shoqëroheni, dhe kur dëshmia juaj ligjore zyrtarisht njihet sa gjysma e asaj të një mashkulli, ju akumuloni – nëse me këto imazhe mund të shprehet ndonjë gjë – shumë zemërim.

Për gratë iraniane, artet marciale janë një mënyrë gjithnjë e më popullore për ta kanalizuar zemërimin dhe Ninjutsu është një nga zgjedhjet më popullore brenda tyre. Puritanët argumentojnë se Ninjutsu modern (i cili erdhi në modë në vitet 1970) nuk është aspak një art luftarak por një mish-mash i pakuptimtë lëvizjesh dhe praktikash që nuk kanë lidhje me artet e fshehta të luftës të praktikuara nga ninjat e vërteta të Japonisë së lashtë.

Për ata prej nesh që janë më pak të interesuar për historinë feudale japoneze se sa me sulmet sistematike kundër të drejtave të grave, këto foto duket se ofrojnë një pamje më frymëzuese të situatës në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme, sesa ofrohet në median tradicionale. Le të shpresojmë që ata përfaqësojnë vetëm majën e një ajsbergu të rezistencës dhe refuzimit për t’u frikësuar nga një regjim që me siguri kërkon ti bëjë gratë shumë të nënshtruara . Zonja, më shumë fuqi për lëshimin e Shuriken (armë japoneze në formën e yllit me tehe të mprehtë). Më shumë fuqi për to.

Për më shumë klikoni në : Theguardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest