Skoci: Partnerët Civilë mund ta konvertojnë partneritetin në martesë

Marco-Biagi

Partnerët Civilë në Skoci janë në gjendje që të kthejnë partneritetin në martesë që nga dje , ndërsa çiftet e pamartuar do të jenë në gjendje të regjistrojnë synimin e tyre për t’u martuar.

Akti i Martesës dhe Partneritetit Civil (Skoci) hyri në fuqi dje – pasi ligji u miratua me shumicë dërrmuese nga Parlamenti në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, vendi imponon një periudhë 15-ditore njoftimi për të gjitha martesat e reja, që do të thotë se martesa e parë “e re” e të njëjtit seks nuk do të bëhet deri më 31 dhjetor.

Periudha e njoftimit nuk do të zbatohet për çiftet që janë në partneritet civil skocez – të cilët mund të fillonin të martoheshin që dje.

Ligji gjithashtu sjell ndryshime për njohjen gjinore – që do të thotë se njerëzit trangjinorë nuk do të duhet të divorcohen në mënyrë që të marrin një Çertifikatë të Njohjes Gjinore- dhe martesat nga jashtë shtetit kanë filluar të njihen zyrtarisht nga dje.

Martesa brenda të njëjtit seks është tashmë ligjor në Angli dhe Uells, ku javën e kaluar çiftet në partneritet civil ishin në gjendje që ta konvertonin në martesë për herë të parë.

Ministri skocez për Pushtetin Lokal, Marco Biagi e futi ligjin në fuqi, duke thënë: “Sapo nënshkrova ligjin për të lejuar martesat e para të të njëjtit seks që të hyjë në fuqi nesër. Ka qenë një goxha udhëtim.”

“Që nesër çiftet skocez që janë në partneritet civil do të jetë në gjendje që ta kthejnë atë në martesë. Të gjithë të tjerët në datën 31″.

Stonewall Skoci shkroi në Tweeter: “Edhe një ditë duhet deri sa çiftet të mund të konvertojnë partneritetin e tyre civil në martesë në Skoci. Emocionuese! #equalmarriage ”

Marrë nga: Pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest