Xheni, një tango për dashurinë… (FOTO)

Xheni Karaj

Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT sfidoi sot paragjykimet e shoqërisë shqiptare duke kërcyer së bashku me një vajzë balerinë, nën ritmet e hitit të viteve 70-të të Nexhmije Pagarushës, “E dehur Jam”, në spektaklin “Dance with me” në televizionin Klan.

“Ishte e magjishme”, komentoi Valbona Selimllari, “ishte shumë e bukur dhe unë jam dakort se dashuria është hyjnore dhe i takon kujtdo”.

“Xheni sot zgjodhi të flasë më pak e të vallëzojë më shumë”, tha prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila gjatë dy ditëve të fundit është përballur me një lumë ofendimesh dhe urrejtje në faqen e saj në Facebook sapo njoftoi pjesëmarrjen e Xhenit në këtë spektakël.

Xheni TangoPor një prej pjesëtarëve të jurisë të këtij spektakli, Robert Aliaj, shpeshherë i paragjykuar në rrjetet sociale por edhe në debate mediatike si një “gej i fshehur dhe i kompleksuar”, pasi përshëndeti cilësinë e vallzimit tha se ishte kundër “promovimit të prirjeve seksuale”.

Por kjo solli reagimin e menjëhershëm të Xhenit. Ajo tha: “Unë nuk erdha për promovim të asgjëje, erdha për të dhënë një mesazh pozitiv, këto polemika i bëjmë në debate politike, dashuria mes gjinisë është si vallëzimi, është simbiozë mes dy njerëzve që dashurohen”.

Tango e Xhenit ishte një prej performancave më të bukura të këtij spektakli por edhe një nga rastet që duhet të hyjë në historinë e televizionit shqiptar.

Mësohet se në momentin e fundit disa pjesë nga ky kërcim janë hequr, megjithatë kjo natë në Dance With Me ishte mirëfilli thyerje e tabuve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • klajd

    :)

  • albanianero

    Natyra njerezore eshte kaq produkt i manipulueshem nga nje mjedis qe tenton te bllokoje cdo mendje te lire… Deri ne vitet 90 ishte skene e rendomte te shihje vajza/gra qe vallzonin duar lidhur e trup me trup neper mbremjet e rinise/kolektivit. Gjithashtu, meshkujt deri pak pas viteve 90 i shihje jo vetem krah qafe por edhe krah me krah duke ecur rrugeve…e as kush nuk kishte grimcen e paragjykimit, askush nuk befasohej me superlativa mallengjyese per kercimet amatoreske… Fill mbas viteve 90, sistemi i shfrytezimit jo vetem mendjes por edhe trupit njerezor solli disa koncepte te panjohura ne kulturen e ketij mjedisi…Papritur nuk sheh me meshkuj krah me krah, femra qe svallzojne me bashke dhe cdo tentative per te vene ne pikpyetje ndryshimet kulturore merr formen e diskriminit racor, seksual, fetar, social, ekonomik…

  • fraisou

    Atehere meshkujt ecnin krah me krah e femrat vallezonin me njera tjetren sepse kjo ishte me e sigurt ne mentalitetin e renduar me tabu mesjetare. Sepse po te ndodhte e kunderta ishte turp. Atehere, te te shprehurit e afeksionit kundrejt seksit te njejte nuk perbente rrezik, sepse atehere, nuk flitej per seksualtetin mes seksit te njejte, injorance e ushqyer nga tabute. Mos u be nostalgjik per atehere, atehere nuk ishte me e vertete se tani. Por e verteta dhemb me shume per tu pranuar sesa e genjeshterta. Paragjykimet lindin nga frika ndaj se vertetes. Mos u tremb nga e verteta :)