6 çmenduri që njerëzit besonin në lidhje me vaginën

???????

Vaginat janë një burim i padrejtë, shumë i përhapur konfuzioni dhe sikleti. Shumë prej nesh nuk dinë se si funksionojnë ato apo se ç’pamje kanë. Por nuk është vetëm kultura popullore që i keqkupton vaginat. Mendjet shkencore dhe mjekësore e kanë keqkuptuar gjatë anatominë femërore. Ne nuk dinim plotësisht se si funksiononte klitori deri në vitin 2009, dhe madje edhe sot, shumë tekste shkollore e paraqesin ndryshe anatominë seksual femërore.

Sigurisht, ne jemi më mirë se gratë në shekujt e kaluar, kur mizogjinia zhurmëmadhe i dha formë të kuptuarit të përgjithshëm kulturor dhe shëndetësor të trupave femëror. Shpjegimet e hershme maskiliste për trupat e grave, janë përdorur për të vërtetuar politikat ligjore seksiste:” ti mbajmë gratë larg shkollës dhe në përgjithësi ta bëjmë njerëzimin e brishtë në lidhje me formën femërore.” Këtu janë disa nga mitet më të çmendura të historisë rreth vaginave:

  1. Kujdes, disa vagina kanë dhëmbë!

n-HL0804001-570Miti i vaginës me dhëmbë, i quajtur ndryshe vagina dentata, ishte një ankth legjitim i shprehur në folklorin kulturor kudo nga Rusia në Japoni e në Indi. Në shumë prej këtyre miteve, burra trima duhej të hiqnin apo të thyenin këta dhëmbë vaginalë para se të bënin në mënyrë të sigurtë seks me këto femra.

  1. Vaginat e grave janë thjesht penisë që janë ftohur.

Galen, një mjek grek i shekullit të dytë, besonte që trupi drejtohej nga lëngjet e “humorit”. Meshkujt zakonisht kishin humore “të nxehtë dhe të thatë” ndërsa gratë kishin humore inferiore “të ftohtë dhe të lagësht”. Sipas teorisë së tij, gratë dhe burrat kishin të njëjtin sistem seksual, por meqënëse gratë ishin “të ftohta”, organet e tyre seksuale thjesht kanë lëvizur brenda trupave të tyre që të ishin ngrohtë. Në ilustrimet e hershme mjekësore, organet seksuale femërorë ishin etiketuar në krahasim me homologët e tyre meshkuj, vezoret ishin “testikuj femërorë.”

  1. Edukojeni një grua, dhe ju do të shkatërroni pjesën e saj prej“zonjushe”.

???????Kjo teori vjen nga anëtari i Fakultetit Mjekësor të universitetit të Harvardit Henry H. Clark në shekullin e 19 i cili e kaloi jetën e tij duke luftuar “luftën e mirë” për ti mbajtur femrat larg shkollës. Ai tha se truri i  grave nuk mund të durojë të njëjtin sforcim si meshkujt, dhe se femrat që arsimohen në universitet, rrezikojnë të mbingarkojnë trurin e tyre dhe të shkatërrojnë mitrat e tyre. Shkencëtarë të tjerë të kohës gjithashtu paralajmëronin se mbizhvillimi i trurit femëror do të vyshkte mitrën e tyre. Në këtë botë me fantazi seksiste, femrat mbi të gjitha, duhej të shmangnin të mendonin kur ishin me perioda. Zot i madh.

  1. Gratë nuk mund të mbeten shtatzënë nëse ato nuk bëjnë seks me pëlqim.

??????????????????????????????????????Në vitin 2012, ish Përfaqësuesi i Kongresit Amerikan Todd Akin dhe grupi i tij i republikanëve të hutuar anatomikisht ndihmoi të ringjallte këtë mit të tmerrshëm. Ndoshta ata u frymëzuan nga teksti ligjor Britanik i  shekullit të 13, Fleta, që thoshte se “pa pëlqimin e gruas ajo nuk mund të mbetet me barrë” dhe në këtë mënyrë do të mund të zhvlerësohej akuza për përdhunim e një gruaje në qoftë se ajo kishte mbetur shtatzënë. Ky besim ka jetuar nëpërmjet  librave mjekësorë të shekullit të 19, e deri më sot tek politikanët e gabuar.

 

 

 

  1. Vaginat skiç.

o-200572895003-570Thashethemi se gratë aziatike kishin vagina skiç e ka origjinën si humor racist mes zotërinjve që vizitonin prostitutat kineze në shtëpitë publike të Kalifornisë në vitet 1800.Thashethemi ishte pjesë e kulturës së përhapur që  kishte fetish gratë aziatike, dhe vazhdoi në Luftën e Koresë, për shkak se disa njerëz kënaqeshin me mizogjininë e tyre me anë të racizmit.

 

 

 

 

 

  1. Kujdes: gjaku menstrual i gruas është potencialisht kërcënues për jetën e meshkujve.

Gjaku i menstruacioneve është konsideruar i rrezikshëm për meshkujt në shumë kultura. Një Enciklopedi Romake e shekullit të parë vë në dukje se Plini romak kishte vërejtur se “breshëri, thonë ata, bubullimat, dhe madje vetëtimat do të largohen” nga një grua me menstruacione, ndërsa “mishi do të prishet dhe frutat do të bien nga pema nën të cilën do të ulet ajo. “Periudha e turpit vazhdoi, dhe në shekullin e 19, ishte e zakonshme të mendohej që një mashkull mund të merrte gonorrenë nëse kryente marrëdhënie seksuale me një grua që ishte me perioda.

 

Marrë nga huffingtonpost

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • k

    :)