“Jam mes jush”, publikohet manuali për fëmijët me aftësi të kufizuara

jam-mes-jush-malaj

Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar (PAK), manuali “Jam mes jush i ndryshwm i barabarte” ka qënë kryefjala e takimit, prezantimi i të cilit do tu vijë në ndihmë mësuesve, një përmbledhje kjo mbi përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla.

Drejtori Kombëtar i World Vision, Rein Dekker u shpreh se “nuk ka ende të dhëna të sakta sesa është numri i personave me aftësi të kufizuar por ky manual është një mbështetës i mirë, dhe një ndihmësë për të gjithë mësuesit. Ky është viti i 25-të i Shqipërisë, që bën pjesë në konventën e të drejtave të njeriut dhe nuk është rastësi që vjen ky manual për gjithpërfshirjen e këtyre fëmijëve në sistemin arsimor dhe në tërë shoqërinë”.

Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj e ka përcaktuar këtë manual si një mundësi që u jepet mësuesve për gjithpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar si dhe ndihmën ndaj tyre. Malaj tha se “një element mjaft i rëndësishëm i punës ndaj këtyre fëmijëve janë mësuesit ndihmës të cilet jane të  trajnuar posacërisht për të ditur nevojat e tyre dhe për të argumentuar sjelljen e tyre. Në këtë mënyrë komuniteti i mësuesve me edukimin të jetë një raport lehtësues dhe kujdesi për këta fëmijë”.

Manuali “Jam mes jush” është një përmbledhje njohurish, këshillash, praktikash për tu ardhur në ndihmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë të cilët kanë nxënës me aftësi të kufizuar në klasat e tyre. Këtë muaj manuali është futur për akreditim në Komisionin e Akredimit të Trajnimeve, pjesë e Ministrisë së Arsimit për tu njohur zyrtarisht si një mjet përgatitjeje për mësuesit./ATSH/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest