MARINSI GEJ…

Në foto një marins gej i cili gjatë më shumë se 20 viteve të shërbimit në ushtrinë amerikane nuk kishte mundur të jetonte jetën e tij si gej nga frika e aplikimit të politikës “Mos Pyet, Mos Trego”. Fotoja është bërë në një restorant historik italian në Washington DC ku ai dëshmoi historinë e jetës së tij, tani që administrata Obama dhe ligjvënësit amerikanë kanë hequr nga ushtria atë politikë diskriminuese. Baba i dy fëmijëve, ai sapo është divorcuar nga gruaja e cila vlerëson sinqeritetin e tij. Pasi ka shërbyer në Afganistan dhe Irak, pret të dalë në pension së shpejti me të gjitha nderet e një ushtaraku të nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest